Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Vjedhje të Arit e Parave

Policia e Kosovës raportoi të hënën se ka arritur ta arrestojë një të dyshuar për vjedhje të sendeve me vlerë.

Sipas policisë, një banor i fshatit Uglar të komunës së Graçanicës të premten kishte njoftuar organet e rendit se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kishin vjedhur stoli ari dhe para në vlerë prej 100 euro.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme të stolive të arit dhe disa orë dore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.