Arrestohet i dyshuari për 12 raste të vjedhjeve

Një burrë 46 vjeçar është arrestuar në Gjakovë nën dyshimet se ka lidhje 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat i dyshuari i ka pranuar në fazën hetimore.

Policia në Gjakovë njoftoi se i dyshuari  me inicialet N. J, me urdhër të prokurorit të shtetit po  mbahet në ndalim policor.

Po ashtu hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.

Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë: L. B, 19 vjeçar dhe Q. N, 17 vjeçar

Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.