Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Hajni i Arit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi  dyshohet se ka kryer vjedhje në një shtëpi në fshatin Bërnicë e Epërme të Prishtinës.

“Me 26.07.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti me datën e cekur, nga shtëpia e ankuesit ka vjedhur një sasi ari në vlerë rreth 100 Euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.