Foto: Ilustrim

Arrestohet Grabitësi i Dyshuar që Terrorizoi një Grua

Është arrestuar nga policia njëri nga të dyshuarit për grabitje në orët e para të 1 shkurtit në Prizren.

Më 1 shkurt, sipas policisë, dy persona kishin hyrë me forcë në një shtëpi në Rrugën “Zekrija Rexha”  të Prizrenit për të kryer vjedhje.

Ata i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë, duke u ngritur për të shikuar se ç’po ndodhte.

Por njëri nga grabitësit e kishte kapur me forcë të zonjën e shtëpisë duke ia mbyllur gojën që të mos bërtasë, derisa tjetri grabitës e kishte kontrolluar shtëpinë për gjëra të vlefshme.

Pasi kishin vjedhur dy telefona dhe para të gatshme, grabitësit ia kishin marrë me forcë të zonjës së shtëpisë ku plaçkitnin edhe një zinxhir dhe dy unaza.

Policia bën me dije se pas arrestimit i dyshuari për grabitjen në Prizren u mbrojt në heshtje, ndërsa hetuesit janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit të dytë për grabitjen.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të grabitjes. Ato mund t’i lexoni këtu.