FOTO ILUSTRIM

Arrestohet gjilanasi, nuk e la të bijën të dilte nga shtëpia

Policia në Gjilan ka arrestuar një person nën dyshimin se ka privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria një familjar të tij.

Sipas raportit të Policisë, dje rreth orës 16:00, ankuesja ka njoftuar se babai i saj nuk e ka lënë të dalë nga shtëpia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit, kurse i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.