Foto-ilustrim

Arrestohet- I Gjenden Pesë Kilogramë Drogë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë ka arrestuar personin me inicialet Sh. S. të lindur në vitin 1994, pasi në shtëpi atij i është gjetur një sasi marijuane.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës ë dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë  4 (katër) kilogramë e 766 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) gramë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kontrolli në shtëpinë ku u gjet droga dhe objektet e saj përcjellëse u bë me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Departamentit të Krimeve të Rënda.

Sipas komunikatës, përveç drogës gjatë aksionit u konfiskuan edhe një peshore digjitale dhe dy telefona mobilë.

I arrestuari po dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Atij, me vendim të prokurorit, i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

“Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” ka shfaqur shpesh aksione të policisë kundër narkotikëve.

http://kallxo.com/aksioni-policia-ndalon-veturen-ne-te-cilen-gjen-narkotik/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/

http://kallxo.com/aksioni-policise-zbulimi-laboratorit-te-marijuanes/