Arrestohet e Dyshuara, iu Gjet Drogë në Burg

Policia ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuare në Burgun e Dubravës pasi gjatë kontrollit asaj i është gjetur një sasi narkotikësh, të cilën e kishte fshehur në trup.

Sipas raportit të përditshëm policor, ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në Burgun e Dubravës.

Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara pasi që gjatë kontrollit në dhomën e vizitave në trupin e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 29 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rastin Policia po e trajton si posedim i paautorizuar i narkotikëve.