Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Vrasjen në Ferizaj

Lajmin e arrestimit e bën të ditur policia e këtij qyteti me anë të një komunikate.

“Pas një pune operative mbrëmë me 19.08.2016 rreth orës 23:50 hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin M.A.(m/sh/K 20 vjeç) i dyshuar për veprën penale të vrasjes , ku kishte humbur jetën viktima S.R. dy ditë më parë,” thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas komunikatës policia gjeti edhe armën me të cilën mendohet se është kryer vrasja.

“Gjatë arrestimit tek i dyshuari është gjetuar dhe konfiskuar një pistoletë VZOR 50, kalibër 7,65 mm me një karikator dhe dy fishekë, me të cilën armë dyshohet se është kryer vepra,” shpjegon komunikata.

Të dyshuarit për vrasjen e së enjtes me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

KALLXO.com shkroi për vrasjen në Ferizaj pasditen e vonë të së enjtes.

http://kallxo.com/vritet-20-vjecari-ne-ferizaj/

Dje policia i tha KALLXO.com se i dyshuari për këtë vrasje është në arrati.

http://kallxo.com/ne-arrati-dyshuari-per-vrasjen-ne-ferizaj/