Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Vrasje në Tentativë në Prizren

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar për arrestimin e personit me inicialet I.M., i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, e cila është kryer para disa ditësh.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma e tipit “Walther” me shtatë fishekë dhe një karikator, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, i njëjti ka pranuar veprën që ka kryer.

Pas intervistës me vendim te Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.