Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Tri Vjedhje të Rënda

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person, i cili dyshohet për tri raste të vjedhje së rëndë, të cilat ishin raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, cak vjedhjeve kanë qenë një veturë, pjesë të veturave dhe një vjedhje në një objekt të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Pas hetimeve të nisura me autorizimin e prokurorit muaj më parë, hetuesit policorë të stacionit në Skenderaj kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin A.D., 20 vjeçar, banor i komunës se Drenasit.

Po ashtu hetuesit policorë kanë gjetur veturën e vjedhur dhe pas verifikimit të provave dhe procedurave vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, njofton Avni Zahiti, zyrtar për informim i DRP- Mitrovicë.