Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Tentim Vrasje në Vushtrri

Policia ka arrestuar sot në mëngjes 31-vjeçarin G.S., i cili ishte në kërkim që nga data 26 maj 2017 lidhur me rastin vrasje në tentativë.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 06:00, në rr. ‘’Isë Mehmeti” në Vushtrri në bazë të urdhër-kontrolliti të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë.

“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit G.S., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, ka njoftuar Fexhrije Pllana, zyrtare për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë.