Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Sulm Seksual

Pas hetimeve disaditore, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë gjatë ditës së djeshme personin e dyshuar për sulm seksual.

Sulmi i pretenduar seksual është raportuar më 22 mars rreth orës 17:00.

Ngjarja ka ndodhur në rr. “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari (mashkull K-Serb) pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.