Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Sulm Fizik

Një person është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit pasi sulmoi fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit ditor të policisë, mbrëmë rreth orës 23:30, në Fushë Kosovë, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole me tetë fishekë.

I dyshuari sipas raportit ditor të policisë, kishte urdhëresë nga gjykata dhe është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.