Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Arrestohet i Dyshuari për Posedim të Pasaportës së Falsifikuar

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” i dyshuar se ka poseduar pasaportë të falsifikuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka prezantuar një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.