FOTO ILUSTRIM

Arrestohet i Dyshuari për Keqpërdorim Seksual të Fëmijëve

Policia  Regjionale e Prizrenit njoftoi se sot është denoncuar një rast i keqpërdorimit seksual të personit nën moshën 16 vjeç.

“Një prind e ka denoncuar në Policinë e Prizrenit një të dyshuar të panjohur ngase vajza e tij dhjetëvjeçare i kishte treguar se përderisa po ecte rrugës i dyshuari i kishte folur e më pas e kishte ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesët intime të trupit”, tha zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Hazir Berisha.

Berisha, po ashtu njoftoi se pas paraqitjes së rastit është informuar edhe Qendra për Punë Sociale në Prizren.

Gjatë hetimit të rastit, policia ka arritur të sigurojë imazhe nga një kamerë e sigurisë.

“Pas kësaj është identifikuar i dyshuari mashkull i vitlindjes 1983 me iniciale F. Xh. I njëjti po mbahet nën masën e arrestit policor”, tha Berisha.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të keqpërdorimit seksual.

http://kallxo.com/arrestim-per-narkotike-dhe-shfrytezim-seksual/

http://kallxo.com/nje-arrestuar-per-skllaverim/