Gjësendet e gjetura tek i dyshuari për grabitje – Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet i Dyshuari për Grabitje

Njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar dje një person, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes që ka ndodhur më 9.12.2016 rreth orës 21:30, në kryeqytet.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një dyqan, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar L.B., 24 vjeç.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e banesës së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substanca narkotike (dyshohet marihuanë), një sprej “Protect”, një këllëf i armës “Glock”, një boks i hekurt, dy telefona celularë, dy kaçavida, tre çelësa, dy USB si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.

Personi i arrestuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë (grabitje).

Më 28 nëntor, Policia e Rajonit të Prishtinës njoftoi për arrestimin e tre të dyshuarve për veprën penale vjedhje e rëndë dhe vjedhje e veturave.

Ata dyshohej se kishin hyrë edhe në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

http://kallxo.com/kapen-te-dyshuarit-per-vjedhjen-ne-shtepine-e-kryeprokurorit/