Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Disa Vjedhje

Njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 3 veprave penale të vjedhjeve të rënda  në fshatin Jezerc, të kryera gjatë natës së kaluar .

Raportet e para flasin se A.B. 31-vjeç, ka kryer së paku tri vjedhje të rënda, kryesisht nëpër shtëpitë-vilat e qytetarëve.

Sipas Policisë, në këto shtëpi janë vjedhur një televizor i markës “Fuego”, veshmbathje të ndryshme, gjësende të ndryshme shtëpiake, etj., të cilat janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkëkryesin, i cili është i njohur për Policinë dhe janë duke u marrë veprimet policore për arrestimin e tij.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe  pas kompletimit lënda procedohet në Gjykatë.