Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për 6 Mashtrime në Suharekë

Policia Regjionale e Prizrenit njoftoi se ka kapur të dyshuarin i cili mashtroi qytetarët e Suharekës në të paktën gjashtë raste.

“Me datë 31 maj, një i dyshuar ia kishte marrë me qira një aparat fotografik me vlerë rreth 1000 euro një qytetari dhe me pas nuk ia kishte kthyer fare aparatin”, tha zëdhënësi i policisë regjionale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Berisha, po ashtu njoftoi se këtë rast e kishte paraqitur vetë në polici dhënësi me qira i aparatit, ndërsa pas paraqitjes policia kishte nisur procedurat hetimore.

I dyshuari për mashtrim më pas u arrestua.

“Dje , i dyshuari është arrestuar në një restorant në fshatin Shirokë e Suharekës”, tha Berisha.

Gjatë intervistës, hetuesit rajonalë kanë kuptuar se i dyshuari ka kryer së paku edhe pesë mashtrime të tjera të ngjashme.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të mashtrimit.

http://kallxo.com/policia-arreston-nje-grua-per-mashtrim-e-shantazh/