Foto: Ilustrim

Arrestohet Duke Tentuar të Vidhte në një Shtëpi

Një person është arrestuar në rr. “Elena Gjika”, në Gjilan, pasi që është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje në një shtëpi.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30.

Policia njofton se pas verifikimit ka rezultuar se Gjykata Themelore e Gjilanit ndaj të dyshuarit kishte lëshuar më parë fletarrest.

Në konsultim me prokurorin i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.