FOTO ILUSTRIM

Arrestohet Burri që Rrahu Gruan dhe Fëmijët

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në Drenas rreth orës 18:45

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.