Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestohet Burri për Mbajtje me Dhunë të Gruas në Shtëpi

Në raportin ditor të policisë raportohet se në rrugën “Enver Haradinaj”, në Prizren dy ditë më parë një grua ka raportuar se burri i saj po e mban me dhunë në shtëpi.

Policia ka treguar se nga i dyshuari për mbajtje me dhunë të bashkëshortes ka konfiskuar tetë fishekë, ndërsa gjatë intervistimit ky i fundit ka deklaruar se posedon edhe një kallashnikov të cilin e mban në të njëjtën lagje ku ka banuar vetëm se me lokacion tjetër.

Kallashnikovi është konfiskuar me karikator dhe tre fishekë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste të tjera të ngjashme të dhunës në familje. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.