Anton Jupa. Foto: Kallxo.com

Arrestohet Biznesmeni Anton Jupa

Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin rahovecas Anton Jupa.

Kompania e tij është në mesin e disa kompanive vendore që kishin importuar mish nga Belgjika.

Lajmi për arrestimin e Jupës e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.

“Është arrestuar dhe i njëjti do dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Shala për KALLXO.com.

Në një intervistë e cila do transmetohet ekskluzivisht në KALLXO.com pas disa orësh, Jupa ka mohuar se është përfshirë në skandalin e mishit duke pretenduar se mishi i importuar nga kompania e tij është i sigurt dhe ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe ato të kontrollit nga Agjencioni i Veterinës.

Gjatë mbrëmjes, KALLXO.com do ta transmetojë intervistën me Anton Jupën dhe një reportazh ekskluziv të përgatitur në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit.