Pamje nga arrestimi i sotëm i deputetëve | Foto: KALLXO.com

Arrestohet Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është arrestuar nga Policia e Kosovës afër ndërtesës së Kuvendit, duke shkuar në seancë.

Ai është arrestuar në bazë të fletarrestit të lëshuar nga gjykatësi Beqir Kalludra për shkak se nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të mërkurën për t’u përgjigjur në akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar që ta pengojnë policinë për ta arrestuar liderin e tyre ndërsa në përgjigje ndaj këtyre përpjekjeve policia kanë hedhur sprej ndaj tyre.