FOTO ILUSTRIM

Arrestohen Tre të Dyshuar për Grabitje të Armatosur

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur.

Në operacionin e nisur dje, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme ka arrestuar fillimishtë dyshuarin F.G., , 17 vjeç, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur me datën 18.03.2018 në Hajvali.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit është bërë bastisje në një lokacion, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë “Ecol Special” kal. 9mm, një karikator dhe dy fishekë.

Për po të njëjtin rast, hetuesit rajonalë kanë vazhduar aksionin e tyre edhe sot, aksion ky që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar: L.K., 18 vjeç, dhe H.P., 20 vjeç. Tre të arrestuarit janë të gjinisë mashkullore dhe shtetas të Kosovës.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojë gjykatës.