Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen Tre Persona, Sulmuan Policinë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar një person tjetër dhe dy zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Obiliq.

Sipas raportit ditor të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Gjatë intervenimit ndaj këtij sulmi, dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga të njëjtit persona.

Të sulmuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me urdhër te prokurorit te dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj personave zyrtarë.