Foto: Ilustrim

Arrestohen Tre Persona Për Vjedhje në Pejë

Tre persona janë arrestuar dje rreth orës 14:00 në rrugën “Beteja e Qafë Broqit” në Pejë nën dyshimin se kanë vjedhur pajisje teknike në një shtëpi më 17 mars.

Në raportin e policisë thuhet se dje pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona.

Njëri nga të arrestuarit dyshohet të ketë vjedhur në një shtëpi disa pajisje teknike të cilat më pas ua kishte shitur dy të dyshuarve të tjerë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar gjësendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.