Qura - Foto: Facebook

Arrestohen të Dyshuarit për Vjedhjen e 23 Qurave

Policia ka arrestuar personat F.A. dhe B.V., të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së 23 bibave nga koteci i një qytetari të Pozheranit.

Vjedhjen e kishte raportuar ankuesi A.M. në stacionin policor të Vitisë. Sipas tij, vjedhja ka ndodhur natën mes 8 e 9 dhjetorit.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Shaban Azizi, tregoi për KALLXO.com se më vonë Policia kishte marrë informacion se të dyshuarit i kishin nxjerrë bibat për shitje në tregun e Ferizajt.

Menjëherë Policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarve.

Fillimisht është arrestuar i dyshuari F.A. teksa po kthehej nga Ferizaj, e më pas edhe B.V. në veturën e të cilit janë gjetur 12 biba, të cilat janë konfiskuar dhe i janë kthyer ankuesit.

Për rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i cili urdhëron masën ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarve.