Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen të Dyshuarit për Grabitjen nën Kërcënimin e Armëve

Policia ka arrestuar sot dy të dyshuar lidhur me një rast të grabitjes që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Llozicë të Malishevës.

Nën kërcënimin e armëve persona të panjohur kishin grabitur një shumë parash dhe gjësende të tjera me një vlerë të konsiderueshme.

Si rezultat i hetimeve të bëra nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka ardhur te dyshimi i bazuar për kryesit e mundshëm të kësaj vepre penale.

Sipas Policisë së Gjakovës, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahen në ndalim policor dhe ndaj të njëjtëve është ushtruar kallëzim penal.