Foto: Ilustrim
Arrestohen të Dyshuarit për Grabitje në Kazino
05.2.2017 - 15:12
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin A.T. dhe 20-vjeçarin L.T. nën dyshimin se janë autorët e një grabitjeje nën kërcënimin e armëve të një kazinoje të Ferizajt.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se grabitja ka ndodhur më 27 janar dhe se të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kishin grabitur 5 mijë eurosh.
Të dyshuarit sipas Policisë pas veprës së kryer janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë intervistimit, në prezencën edhe të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit kanë pranuar veprën për të cilën dyshohen.
Me urdhër të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.