Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen për Vjedhje të Kafes në Vendin e Punës

Katër persona janë arrestuar për vjedhje të kafes në depon në të cilën punonin.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në fshatin Qyshk të Pejës.

Sipas raportit të policisë, tre nga të arrestuarit kanë vjedhur në vazhdimësi kafe në depo, e më pas kafen e vjedhur e kanë shitur tek i arrestuari i katërt.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.