Foto: Ilustrim

Arrestohen Për Tentim Vjedhje Dhe Posedim Të Narkotikëve

Dy persona janë arrestuar në rrugën “ Sylejman Vokshi” në Prishinë për tentim vjedhje të rëndë  dhe posedim të narkotikëve.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 3, janë arrestuar dy të dyshuarit nën dyshimin se të njejtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një podrum.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të dyshuar të llojit marihuanë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.