Foto: Ilustrim

Arrestohen për sulm, lirohen pas marrjes në pyetje

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dy persona të tjerë.

Policia me anë të raportit të saj ditor ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën Fillore “ Lidhja e Prizrenit” në Carrabreg gjatë ditës së djeshme.

Dy të sulmuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të të dyshuarve, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.