Arrestohen Katër Persona për Vjedhje të Parave dhe Pajisjeve

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur 17 mijë euro para të gatshme dhe pajisje me vlerë 15 mijë euro në dy lokacione në Ferizaj.

20 vjeçari me inicialet B. S, 20 vjeçari tjetër H. R, dy të dyshuarit e tjerë me inicialet D. A dhe A. R janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim për dy vjedhje të cilat kishin ndodhur më 23 shkurt të vitit të kaluar.

“Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale  të  “Vjedhjes së rëndë”, raste këto të ndodhura në Ferizaj dhe në periferi të qytetit, përkatësisht në resortin “Milenium” dhe në pikën e shitjes, “Neptun””, thuhet në njoftimin e policisë.

Katër të arrestuarit, dyshohen se me forcë kanë hyrë në ambientet e resortit “Milenium” dhe nga arka kanë marrë 17 mijë euro ndërsa në pikën e shtijës “Neptun” në Ferizaj kanë marrë pajisje të ndryshme në vlerë prej 15 mijë eurove.

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera.

Të dyshuarve, Prokurori i Shtetit u ka vazhduar masën e paraburgimit.