Arrestohen Katër Persona për Rrëmbim dhe Rrahje

Policia e Kosovës në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për rrëmbim dhe rrahje të një personi tjetër.

Arrestimi i u bë pas raportimit të rrëmbimit deh rrahjes nga personi që u përball me këto veprime të të dyshuarve.

Policia pas arrestimit ka konfiskuar edhe armë.

“Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit, ku janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek”, thuhet në raportin policor.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa rasti nga policia është regjistruar si privim i kundërligjshëm i lirisë.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për raste të rrëmbimeve.

http://kallxo.com/rrembim-per-borxh/

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-per-rrembim/

http://kallxo.com/arrestohet-dyshuari-per-rrembim/