Ilustrim

Arrestohen katër persona në pikën kufitare në Vërmicë

Në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë, dje rreth orës 00:25 janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit në hyrje nga territorit i Shqipërisë,  janë arrestuar vozitësi dhe tre bashkëudhëtarët e tij, pasi në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuari i janë dorëzuar njësitit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren për hetim të rastit.