Arrestim i një të dushuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen Dy të Dyshuar për Vjedhje në Istog

Policia Rajonale e Pejës, përkatësisht Stacioni Policor në Istog, ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të kryera në ketë rajon.
A. E. (1996) dhe V. H. (1997) janë arrestuar dje rreth orës 13:00 si të dyshuar për vjedhjet e kryera në fshatin Banjë dhe në vende të tjera.

Të arrestuarit gjatë intervistimit nga hetuesit policorë kanë pranuar veprën penale “Vjedhje e rëndë”  të kryer më 9 shkurt të këtij viti, thuhet në njoftimin për media.

 
Policia Rajonale e Pejës njofton së janë gjetur edhe gjësendet e vjedhura nga të dyshuarit.
“Po ashtu, janë gjetur edhe gjësendet e vjedhura: një televizor plazma “Beko” ngjyrë e zezë, dy telefona “Nokia” dhe tri orë dore, të cilat do ju kthehen pronarëve legjitimë” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 
Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarve iu është caktuar ndalimi policorë prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.