Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen Dy të Dyshuar për Përfshirje në Akte Kriminale

Dy persona janë arrestuar në Komoran të Drenasit për përfshirje në akte kriminale.

Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit në shtëpitë dhe lokalet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale  në lidhje me  përfshirjen në akte kriminale.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.

Rasti po vazhdon të hetohet.