Arrestohen Dy Policë për Keqpërdorim të Detyrës

Arrestimi i parë është realizuar më 2  qershor 2017 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  një të dyshuar (një toger policor në pozitën e zëvendës komandantit të Stacionit Policor të Dragashit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e komandantit të këtij stacioni policor dhe shefit të operativës (toger policor).

Operacioni tjetër është realizuar më 5 qershor 2017 në Gjilan ku IPK-ja ka arrestuar një zyrtar policor (nga Stacioni Policor i Kllokotit) me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Edhe ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.