Arrestohen dy persona për therje me thikë

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për një therje ne thikë në rrugën “Shpëtim Robaj” ne Prishtinë.

Policia me anë te raportit ditor ka njoftuar se dy persona janë arrestuar si të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje tek Parku i Gërmisë, kanë therur me thikë një person tjetër.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor  dhe është hospitalizuar në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.