Arrestohen Dy Persona për Sulm ndaj Policëve

Në “Veternik” të Prishtinës mëngjesin e ditës së djeshme janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë sulmuar dhe kanë penguar në detyrë  dy zyrtarë policorë.

Njëri nga zyrtarët policor ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e sulmit ndaj zyrtarëve.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Për sulmet ndaj zyrtarëve policorë KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht.

http://kallxo.com/dy-vellezer-sulmojne-policet/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-shtiu-arme-drejt-policise/

http://kallxo.com/te-dyshuarit-per-vjedhje-godasin-policin-makine/