Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestohen Dy Persona për Fajde

Dy të dyshuarit sipas policisë janë të përfshirë në dhënie të parave me fajde.

Po ashtu, të dyshuarit sipas policisë gjatë vitit të kaluar kanë dhënë një shumë të konsiderueshme të parave me fajde, ndërsa i dëmtuari ua ka kthyer gati dyfishin e tyre.

“Personat e arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës  i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro .

Gjatë operacionit të policisë, është kontrolluar edhe një banesë e cila dyshohet se është pronë e të dyshuarve.

“Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar  një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit me inicialet  M.B dhe  F.B., pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksionet e policisë kundër të dyshuarve për përfshirjen në fajde.

http://kallxo.com/ne-pranga-fajdexhiu-dyshuar/

http://kallxo.com/plagosje-thike-per-fajde-ne-dubrave-te-suharekes/

http://kallxo.com/aksioni-policor-ne-familjen-e-dyshuar-per-fajde-video/