Foto: Ilustrim

Arrestohen Dy Gra për Vjedhje

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se dy persona, më saktësisht dy gra, me inicialet L.M. dhe A.K. janë arrestuar lidhur me një rast vjedhjeje, e cila ishte raportuar disa ditë më parë në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarat kanë kryer vjedhjen në një lokal tekstili  dhe në një librari në Suharekë.

Gjatë intervistimit, e arrestuara me inicialet L.M. ka pranuar vjedhjet e lartcekura ndërsa ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në një supermarket në Prizren.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të ndaj të dyshuarës L.M. është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa e dyshuara tjetër A.K. në cilësinë e drejtuesit të automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.