Arrestime të Reja për Fajde në Prizren

Policia ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ia ka marrë veturën një qytetari në kompensim të parave të marra me fajde.

Siç njofton policia personi është arrestuar ndërsa makina e cila ishte marrë për fajde është konfiskuar nga policia.

Prizreni së fundmi është arenë e arrestimeve dhe dyshimeve për fajde.

Raportimet e fundit treguan për plagosjen e një dëshmitari i cili kishte planifikuar të rrëfente për një rast të fajdeve ndërsa në disa aksione të mëdha policia pretendon të ketë shkatërruar disa grupe të organizuara të cilat merren me dhënien e organizuar të fajdeve biznes ky i  kundërligjshëm.

Në rastet interesante të hapura deri më tani KALLXO.com ka publikuar konfiskimet e pasurive të familjes Kqirra dhe dyshimet të cilat rëndojnë mbi këtë grup. Po ashtu në një analizë  KALLXO.com ka publikuar edhe dyshimet për të pakën dhjetë persona të përfshirë në rrjetin i cili detyroj familjen Kazazi.

Historia e Fajdeve që Shkaktoi Gjakderdhje në Prizren

http://kallxo.com/gruda-fajdexhinjte-kercenuan-se-te-ma-shfarosnin-familjen/