Foto: Ilustrim

Arrestime për Vepra që Lidhen me Prostitucionin

Operacioni i arrestimit sipas komunikatës së lëshuar nga policia është ndërmarrë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë.

“Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia në komunikatë tregon edhe çfarë vepra dyshohet se kanë kryer të arrestuarit.

“Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, ofrimi i lokaleve për prostitucion dhe marrje me prostitucion,” vijon komunikata.

Të arrestuar sipas policisë janë personat me inicialet L. B., K. T., E. B.’ dhe L. I. Për dy të parët prokurori ka caktuar ndalimin prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Edhe dje në Mitrovicë u arrestuan 4 persona në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Njëri prej tyre ishte zyrtar policor.

http://kallxo.com/nje-zyrtar-policor-mes-4-te-arrestuarve/