Foto: Ilustrim

Arrestime për Prostitucion

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë një pune hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë katër persona të përfshirë në prostitucion.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ndërsa kjo drejtori ka arritur që të arrestojë 24 vjeçarin me inicialet L. R, 53 vjeçarin me inicialet, Sh. K, 40 vjeçarin me iniciale S. H dhe 20 vjeçarin me inicialet E. B.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion.

Të arrestuarit me vendim te prokurorit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.