Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestime për Fajde në Rahovec

Dy burra janë arrestuar nën dyshimet se kanë dhënë para me fajde në fshatin Radostë të Rahovecit.

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës se në pamundësi të kthimit të parave që i kishte marrë me fajde në vitin 2014, një i dyshuar ia ka marrë shtëpinë.

Sipas raportit ditor, të arrestuarit janë bastisur dhe atyre u janë gjetur një psitoletë me 30 fishekë.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.