Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Arrestim për Vrasjen dhe Plagosjet në Sharban

Sipas policisë, një person është arrestuar dje nën dyshimet për vrasjen dhe plagosjet në Fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës.

Një person ishte vrarë e dy të tjerë ishin plagosur para pese ditësh këtë fshat pas një mosmarrëveshjeje mes kushërinjve.

Policia në raportin e përditshëm njofton se përveç arrestimit të të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet, në shtëpinë e tij gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 22 fishekë.

Të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet në Sharban i është caktuar ndalimi policor.