Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestim për Vjedhjen në Arkën e Xhamisë

Policia ka arrestuar dje një të mitur në lidhje me vjedhjen e para tri ditëvë në një arkë të xhamisë në fshatin Begaj të Vushtrrise.

Lajmi për arrestimin bëhet i ditur në raportin e përditshmëm të policisë.

“Pas hetimeve të zhvilluara më 21.04.2017 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari (i mitur) pasi i njëjti nga një arkë në xhaminë e fshatit kishte vjedhur një sasi parash të cilat ishin dhuratë e besimtarëve”, sqaron policia.

Me urdhër të prokurorit, i mituri pas intervistimit është liruar.