Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestim për Shantazh

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 22:15 në Prishtinë një person të gjinisë mashkullore, i cili dyshohet se përmes rrjetit social “Instagram” kishte shantazhuar viktimën femër.

Sipas raportit të përditshëm policor, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si shantazh.

Nën të njëjtin dyshim një javë më parë është arrestuar edhe një person tjetër.

http://kallxo.com/arrestim-per-shantazh/

E shantazhi përmes rrjeteve sociale janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Në fund të dhjetorit një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Prizren.

http://kallxo.com/shantazh-permes-facebook-ut/