Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestim për Fajde në Suharekë

Është arrestuar dje në Leshan të Suharekës një i dyshuar për dhënie të parave me fajde.

I arrestuari, sipas policisë “i ka dhënë para në shfrytëzim me interes me një përqindje viktimës dhe disa personave tjerë”.

Policia njofton se te i arrestuari ka “gjetur dhe sekuestruar 650€ dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes”.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit i është caktuar nfdalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të fajdeve, ndërsa ndjek vazhdimisht edhe proceset gjyqësore kundër kësaj dukurie.